Lidhje

Kuba kërkon mbështetje rajonale pas Takimit të Kolumbisë


Qeveria e Kubës u ka bërë thirrje udhëheqësve të rajonit të jenë të bashkuar pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të mënjanuar përpjekjet e Kubës për të marrë ftesën në Samitin e ardhshëm të Amerikave.

Deklarata e publikuar sot nga partia komuniste në gazetën Granma, ishte reagimi i parë i Kubës ndaj përjashtimit të saj nga takimi i udhëheqësve të vendeve të kontinenteve amerikane që u zhvillua në Kartagjenë të Kolumbisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetura vetëm nga Kanadaja, kundërshtuan pjesëmarrjen e Kubës në takim duke thënë se ky vend nuk ka përmbushur standartet demokratike.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, bojkotoi mbledhjen për të protestuar kundër mungesës së Kubës në takim ndërkohë që vendet e tjera ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Takimi përfundoi të dielën pa rënë dakord për deklaratën përfundimtare, apo përfshirjen e Kubës në takimet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG