Lidhje

Francë: Le Pen deklaron planet për të hyrë në garën presidenciale


Në Francë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, thotë se ka fituar një numër të mjaftueshëm votash për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Le Pen thotë se ka siguruar mbështetjen e 500 zyrtarëve të zgjedhur.

Zonja Le Pen udhëheq Partinë Ultra Konservatore Fronti Kombëtar, që njihet për politikat e rrepta kundër imigracionit. Kohët e fundit kjo parti i ka qëndruar larg retorikave të ashpra, që kanë patur më parë në objektiv të huajt, duke u fokusuar tek Euroja dhe ekonomia.

Anketimet e fundit tregojnë se zonja Le Pen gëzon mbështetje shumë më të vogël se kandidati sociliast François Hollande, i cili gjithashtu gëzon më tepër mbështetje se presidenti aktual Nikola Sarkozi, i Partisë Konservatore UMP (Unioni i Lëvizjes Popullore). I ati i saj, Zhan Mari Lë Pen ka qenë udhëheqës ultra i djathtë për dekada me radhë.

XS
SM
MD
LG