Lidhje

Përkujtohet 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës


U përkujtua sot 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, ngjarje e cila shënoi bashkimin e shqiptarëve në luftën kundër pushtuesve osmane. Në ceremonitë përkujtimore të organizuara në qytetin e Lezhës morën pjesë autoritetet më të larta të qeverisë dhe parlamentit si dhe politikanë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi Besëlidhjen e Lezhës si një ngjarje që shënoi fillimin e motos së shqiptëarëve “Një komb, një qendrim”. Edhe Aleanca Kuq e Zi përkujtoi në Lezhë 568 vjetorin e Besëlidhjes së këtij qyteti, por drejtuesi i saj , Kreshnik Spahiu u shpreh se përfaqësuesit e forcave politike, që qeverisin sot vendin, kanë zgjedhur, në vend të bashkimit, përçarjen e shqiptarëve.


XS
SM
MD
LG