Lidhje

Kryeministri libian i propozon armpushim të dërguarit të OKB-së


Kryeministri libian i propozon armpushim të dërguarit të OKB-së
Kryeministri libian i propozon armpushim të dërguarit të OKB-së

Kryeministri i Libisë i ka propozuar armpushim një të dërguari të Kombeve të Bashkuara, në shkëmbim për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të NATO-s.

Kryeministri Bagdadi al-Mahmudi i bëri komentet dje në Tripoli, pas një takimi me të dërguarin e posaçëm Abdul Ilah Katib. Pas pas mbërritjes së zotit Katib, televizioni shtetëror libian njoftoi se një sulm i ri i NATO-s kishte goditur qytetin perëndimor, Zuvara pranë kufirit me Tunizinë.

Kreu i forcave të armatosur britanike, Gjenerali Dejvid Riçards tha në një intervistë për gazetën The Sunday Telegraph se ka rrezik që konflikti mund të lejojë Moamar Gadafin të qëndrojë në pushtet, nëse NATO-ja nuk intensifikon operacionet. Ai tha se Aleanca nuk po sulmon objekte të infrastrukturës, por duhet të marrë në shqyrtim shkallëzimin e operacioneve të saj ushtarake.

XS
SM
MD
LG