Lidhje

Autoriteti i ri qeverisës në Libi kërkon ndihmë financiare nga fuqitë botërore


Autoriteti i ri qeverisës në Libi kërkon ndihmë financiare nga fuqitë botërore
Autoriteti i ri qeverisës në Libi kërkon ndihmë financiare nga fuqitë botërore

Autoriteti i ri qeverisës në Libi po kërkon ndihmë financiare nga fuqitë botërore, duke paralajmëruar se mund të ketë një destabilitet të madh në vend nëse njerzit nuk paguhen dhe nuk sigurohen shërbimet në periudhën pas regjimit të Gadafit.

Mahmud Jibril i Këshillit Kombëtar Kalimtar tha se ai ka marrë premtimin e Italisë për të çbllokuar shumën e 500 milion dollarëve që mbahen nëpër bankat italiane.

Zoti Jibril u takua në Milano me kryeministrin Silvio Berluskoni, një ditë mbas bisedimeve me presidenti francez Nikola Sarkozi. Ai po përpiqet të sigurojë çbllokimin e miliona dollarëve të aseteve të bllokuara libiane.

Zyrtari i lartë i opozitës libiane tha se po iu shpjegon vendeve mike se faktori më i madh destabilizues për Këshillin Kalimtar në javët e ardhshme do të jetë pamundësia e pagat që nuk janë dhënë për muaj me rradhë.

Diplomatët nga më shumë se 30 vende morën pjesë sot në një takim në Stamboll për të diskutuar se si të ndihmohet opozita libiane në periudhën e re mbas regjimit të Gadafit. Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu i tha grupit të Kontaktit për Libinë se është koha që t’i jepen paratë Këshillit Kalimtar të Libisë, dhe ai bëri thirrje për veprime konkrete në Kombet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përgatitet të votojë mbi një projekt rezolutë, e cila do të çbllokojë 1.5 miliardë dollarë të aseteve të bllokuara të Libinë, që do të përdoreshin për nevoja emergjente humanitare.

XS
SM
MD
LG