Lidhje

Kryengritësit libianë deklarojnë se kontrollojnë qytetin Sabah


Kryengritësit libianë deklarojnë se kontrollojnë qytetin Sabah
Kryengritësit libianë deklarojnë se kontrollojnë qytetin Sabah

Luftëtarë të Këshillit Kalimtar të Libisë deklarojnë se kanë marrë nën kontroll qytetin Sabah, një prej bazave të fundit të mbetura në mbështetje të Moamar Gadafit.

Ky këshill bëri me dije sot se forcat e tij kanë shtuar kontrollin e tyre në të gjithë lagjet e qytetit jugor, por ende ka zona të rezistencës ku veprojnë snajperët.

Ndërkohë, luftëtarët e Këshillit Kombëtar të Libisë po përpiqen të marrin nën kontroll qytetin e lindjes së Gadafit Sirte, si dhe qytetin në mes të shkretëtirës Bani Valid. Forcat e Këshillit janë përballur me një rezistencë të ashpër nga ana e besnikëve të Gadafit në të dy këto qytete.

Nato deklaroi se do të shtojë edhe për tre muaj të tjerë veprimet e saj ushtarake në Libi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha dje se aleanca është e vendosur që të vazhdojë misionin e saj “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet e tyre për të rihapur ambasadën e tyre në Tripoli. Ambasadori amerikan Gene Kretz u rikthye në kryeqytetin e Libisë. Ai u emërua në Tripoli që në vitin 2010. Por u largua prej andej pasi Wikileaks publikoi përshkrimet e tij për jetën personale të Moamar Gadafit, ku e përshkruante atë mes të tjerash si njeri të pamëshirshëm.

XS
SM
MD
LG