Lidhje

Grupi "Little Big Town" me album të ri para publikut


Grupi "Little Big Town" me album të ri para publikut
Grupi "Little Big Town" me album të ri para publikut

Grupi i muzikës kantri Little Big Town ka hedhur së fundi në treg albumin e tij të katërt me titull “The reason why”. Ky album po renditet i pari në klasifikimet e muziks kantri këtu në SHBA. Grupi Little Big Town do të nisë në muajin nëntor turneun e tij, ndërkaq që është kandidaturë për çmimin e grupit dhe vokalit më të mirë të muzikës kantri që do të zhvillohet në Nashville.

Grupi “Little big town” ka hedhur në treg albumin e tyre të ri me 12 këngë të reja. Ky album titullohet “The reason why”.

Karen Fairchild, Kimberly Schlampan, Prillip Sweet dhe Jimi Westbrook formuan grupin Little Big Town në vitin 1998. Fillimisht ata punuan me kompaninë e regjistrimeve Monument Records në vitin 2002, më pas bashkëpunuan me Equity Records në vitin 2008, dhe po në të njëjtin vit nga bashkëpunimi me kompaninë Capitol Records , doli në treg albumi i tyre i tretë “A place to land”.

Përveç sfidave në karrierënn e tyre profesionale, pjestarët e grupit u përballën dhe me pengesa personale. Por, gjatë 5 viteve të kaluara të gjithë pjestarët e grupit janë martuar dhe kanë lindur fëmijë. Ata thonë se këngët e albumit flasin për vështirësitë e jetës së tyre.

“Titulli i albumit përshtatet krejtësisht me jetët tona. Muzika ka qenë motivi që na ka dhënë forcë dhe na ka udhëhequr për të bërë të gjitha gjërat që kemi realizuar në jetë”.

Kënga ‘Little white church” ishte kënga e parë e albumit “The reason why”. Kjo këngë u mirëprit nga tregu, dhe arriti të renditej e 6 sipas klasifikimit Billboard.

Ndonëse grupi është krahasuar me grupet “Fleetwood Mac” apo ABBA, ata thonë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga rrënjët e tyre në muzikën kantri.

“Muzika kantri është zemra jonë, dhe mendoj se është shumë mirë kur muzika kalon kufijtë në mënyrë të natyrshme. Ne duam që muzika jonë të dëgjohet anembanë botës, por zemra jonë është tek muzika kantri”.

Për të 4 vite me rradhë, grupi Little big Town është kandiduar për çmimin e muzikës dhe vokalit më të mirë. Ndarja e çmimeve të muzikës kantri do të mbahet në Nashville në 10 nëntor.

Muajin e kaluar, Little Big Town nisi një tur koncertesh me Sugarland. Ndërsa në nëntor do të nisin turneun e tyre.

Nga albumi “The reason why”, kënga “Kiss goodbye”.

XS
SM
MD
LG