Lidhje

Miçëll: Palestinezët duan vazhdimin e bisedimeve të paqes


Miçëll: Palestinezët duan vazhdimin e bisedimeve të paqes
Miçëll: Palestinezët duan vazhdimin e bisedimeve të paqes

I dërguar amerikan për Lindjen e Mesme thotë se palestinezët duan që të vazhdojnë bisedimet e paqes, edhe pse ata vendosën që bisedimet e drejtpëdrejta nuk mund të rifillojnë, nëse Izraeli nuk ndalon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

I dërguari amerikan Xhorxh Miçell tha në Kajro, se të dyja palët kanë kërkuar vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta, “në përpjekje për krijimin e kushteve, sipas të cilave ata mund t’i vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta”. Zoti Mitchell u takua sot me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak dhe sot shkon në Jordani. Egjipti mbështet vendimin e palestinezëve për ndalimin e bisedimeve të drejtpërdrejta, përsa kohë që Izraeli vazhdon ndërtimin e vendbanimeve.

Të premten zoti Miçell u takua veças me Presidentin palestinez Abas dhe me kryeministrin izraelit Netanjahu, në përpjekje për të zhbllokuar çështjen kyç të ndërtimit të vendbanimeve. Udhëheqësit palestinezë bënë dje një deklaratë ku thuhet se ata e mbajnë përgjegjës Izraelin për pengimin e negociatave.

XS
SM
MD
LG