Në Kosovë, policia bëri të ditur se pesë persona të përkatësisë kombëtare shqiptare kanë pësuar plagë gjatë një sulmi të një grupi të rinjsh serb në veriun e Mitrovicës. Policia tha se ka identifikuar shkaktarët e këtij incidenti i cili u vlerësua si sulm me motivin e urrejtjes ndëretnike. Me gjithë incidentin, autoritetet thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme.