Lidhje

Vështirësitë ekonomike, të moshuarit, alkoholi dhe duhani


Vështirësitë ekonomike, të moshuarit, alkoholi dhe duhani
Vështirësitë ekonomike, të moshuarit, alkoholi dhe duhani

Kohët e fundit, një trajtim eksperimental ndaj migrenës është treguar mjaft i efektshëm. Për këtë qëllim, mjekët përdorin metodën e neuro-stimulimit, i ngjashëm me stimulimin kardiak . Ndërkohë, një studimi i ri tregon për një lidhje të drejtpërdrejtë midis vështirësive ekonomike dhe shtimit të përdorimit të alkoholit dhe duhanit mes të moshuarve. Sipas studimit, nëse klima e tanishme ekonomike vazhdon, edhe problemet me duhanin dhe alkoholin pritet të shtohen, veçanërisht mes të moshuarve.

Gjatë kohëve të vështira ekonomike, janë të moshuarit, veçanërisht burrat, që preken më shumë jo vetëm nga ana financiare, por edhe nga shëndeti. Për më se dy vjet, një botë në krizë financiare ka detyruar gjithnjë e më shumë njerëz të bien nën nivelin e varfërisë. Dhe të moshuarit, shumë prej të cilëve me të ardhura fikse a pension, shpesh janë të parët që preken.

Si rezultat, thuhet në një studim, një numër amerikanësh të moshuar që gjenden në vështirësi financiare – veçanërisht ata me nivel relativisht të ulët arsimor – pijnë më shumë alkohol dhe duhan. Studimi i botuar në “Journal of Studies on Alchohol and Drugs” thotë se këto të dhëna përputhen me studimet mëparëshme që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis vështirësive ekonomike dhe shtimit të përdorimit të alkoholit dhe duhanit mes të moshuarve.

Shkencëtarët vëzhguan më shumë se 2 mijë e 300 persona – mbi 65 vjeç dhe vunë re se ata me probleme financiare kishin 30% më shumë gjasa për të shtuar marrjen e pijeve alkoholike sesa bashkë-moshatarët e tyre në gjendje të qëndrueshme financiare.

Sipas studimit, nëse klima e tanishme ekonomike vazhdon, edhe problemet me duhanin dhe alkoholin pritet të shtohen, veçanërisht mes të moshuarve.

Një mënyrë kirurgjike trajtimi për migrenën

Më shumës e 29 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbje e migrenës. Gratë kanë 3 herë më shumë gjasa sesa burrat të preken pres saj. Migrena cilësohet si një nga llojet më të këqia të dhimbjeve kronike. Por ajo edhe mund të trajtohet suksesshëm, kirurgjikisht.

13 vjet më parë Kelli Amspasher u zgjua me dhimbje masive në kokë. Ajo shkoi menjëherë në urgjencën e spitalit më të afërt.

“Mendova se do vdesja. Pulsimet i ndjeja si të ishin shtiza të forta që kalonin në kokë e dilnin jashë nëpërmjet syve.”

Kështu, Kelli hyri në radhët e 22 milionë grave amerikane që vuajnë nga dhimbjet kronike të migrenës dhe çdo ditë u luten mjekëve t’i shpëtojnë.

Barnat kundër dhimbjeve që merrte shtoheshin dita ditës, por pa efekt. Vazhdimisht në kërkim të mjekëve më të mirë specialistë, Kelli shkoi në qëndrën mjekësore Jefferson për dhimbjet e kokës, në Filadelfia, ku mjekët kishin filluar të përdornin një teknikë të re për trajtimin e migrenës. Qendra Jefferson , e themeluar në vitin 1982, është një nga të paktat qendra akademike në Shtetet e Bashkuara e specializuar për trajtimin e pacientëve me të gjitha llojet e dhimbjeve të kokës.

Doktor Stiven Silberstein, specialist për dhimbjet kronike pranë kësaj qendre, thotë se rasti i Kellit ishte tepër i rëndë, jeta i ishte bërë e padurueshme dhe dhimbjet kërkonin medoemos një përqasje të re.

Kohët e fundit, një trajtim eksperimental ndaj migrenës është treguar mjaft i efektshëm. Për këtë qëllim, mjekët përdorin metodën e neurostimulimit, i ngjashëm me stimulimin kardiak, por në këtë rast janë fijet nervore që nxiten. Gjatë një operacioni (anestezik) mjekët vendosën dy fije teli përçues në anën e djathtë të pjesës së legenit të pacientes. Fijet zgjaten në shtyllën kurrizore dhe ndalen në fundin e qafës (baza nervore). Aty ato ndahen majtas e djathtas në pjesën e prapme të trurit. Pacientes i jepet një telekomandë dhe sa herë që dhimbjet e migrenës fillojnë, ajo shtyp butonin duke ndërprerë sinjalet e dhimbjes në tru.

Kelli Amspasher thotë se pas operacionit, dhimbjet janë thuajse joekzistuese; “Ndjehem e çliruar. Kam rifituar jetën time”, thotë ajo.

XS
SM
MD
LG