Lidhje

Rasmussen: NATO-ja përballë sfidash të reja në shekullin e 21


Rasmussen: NATO-ja përballë sfidash të reja në shekullin e 21
Rasmussen: NATO-ja përballë sfidash të reja në shekullin e 21

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen hapi takimin historik të nivelit të lartë në Portugali sot duke bërë thirrje për një aleancë më efikase, me kapacitete moderne për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve moderne.

Zoti Rasmussen tha se forcat e aleancës përballen me një numër sfidash të reja në shekullin e 21-të përfshi terrorizmin global, përhapjen e raketave dhe sigurinë kibernetike.

Presidenti amerikan Barak Obama ka të ngjarë ta përdorë takimin e Lisbonës për të parashtruar një plan katër vjeçar për 130 mijë trupat luftarake të aleancës në Afganistan.

Presidenti Obama tha se takimi i nivelit të lartë është një mundësi e rëndësishme që udhëheqësit të mbështeten në një plan për dorëzimin gradual të kontrollit tek forcat afgane të sigurisë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Koncepti i ri strategjik për aleancën do të propozohet gjithashtu gjatë këtij takimi dy ditor që zoti Rasmussen tha se do të shërbejë si një udhërrëfyes për Naton në dekadat e ardhshme.

Ish rivalja e Luftës së Ftohtë, Rusia është ftuar në Lisbonë në përpjekje për të shtuar bashkëpunimin në çështje që përfshijnë sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat në Evropë dhe luftën në Afganistan.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 28 anëtarësh pritet të diskutojnë të ardhmen e përpjekjeve të NATO-s në këtë vend të Azisë Jugore dhe dorëzimin e sigurisë tek forcat afgane deri në 2014-ën.

Forcat e Natos pritet të vazhdojnë stërvitjen dhe punën humanitare edhe për ca kohë pas asaj date.

Gjatë takimit dy-ditor, krerët e Natos pritet të paraqesin një koncept të ri strategjik për aleancën që do të përfshijë mbrojtje më të fuqishme nga terrorizmi kibernetik dhe raketat balistike.

XS
SM
MD
LG