Lidhje

Ministrat e NATO-s diskutojnë për Libinë dhe Afganistanin


Ministrat e NATO-s diskutojnë për Libinë dhe Afganistanin
Ministrat e NATO-s diskutojnë për Libinë dhe Afganistanin

Në ditën e dytë e takimit të NATO-s në Bruksel, ministrat e mbrojtjes të vendeve të aleancës u përqendrua tek gjendja në Libi. Ministri francez i mbrojtjes, tha se fushata e NATO-s do të përparojë përsa kohë që forcat besnike të Moamar Gadafit të vazhdojnë të bëjnë qëndresë Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s diskutuan edhe për gjendjen në Afganistan.

Ministri francez i Mbrojtjes Zherar Longet tha se marrja nën kontroll e qytetit të lindjes së Gadafit Sirte do të ishte e rëndësishme nga ana simbolike por shtoi se akoma ka qëndresë nga besnikët e Gadafit. Ai tha se forcat e NATO-s do të largohen vetëm kur qëndresa të jetë asgjësuar.

“Nuk duhet të kenë mbetur më xhepa qëndrese dhe qeveria kalimtare duhet ta kërkojë largimin. Përsa i takon Gadafit, përsa kohë që ai është i larguar nga skena, kjo është e rëndësishme por nuk mjafton. Qeveria kalimtare do që ta kapë atë dhe ne e kuptojmë këtë”.

Ministrat e NATO-s diskutuan gjithashtu edhe për dislokimin e NATO-s në Afganistan ku Talebanët po bëjnë një qëndresë të përgjakshme. Këtë vit ka pasur një numër rekord viktimash civile por shefi i NATO-s Anders Fog Rasmusen tha se kjo nuk do t’i frenonte planet e tyre për të transferuar kontrollin tek forcat vendase.

“Transferimi është në rrugë të mbarë dhe nuk do të ketë vonesa”.

Në Bruksel ku po mbahet takimi i NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja arritën një marrëveshje për të ngritur një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë duke vendosur anije luftarake anti-raketa në bazën e marinës të Rotës në brighet jugperëndimore të Spanjës. Marrveshja u deklarua dje nga Presidenti spanjoll Jose Luis Rodriguez, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Anders Fogh Rasmussen dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta. Një bazë në Spanjë për këtë sistem do t’i lejojë Shtetet e bashkuara të ruajnë praninë në rajon me një kosto më të ulët.

XS
SM
MD
LG