Lidhje

NDI, IRI, thirrje udhëheqjes politike në Shqipëri për të respektuar parimet demokratike


NDI, IRI, thirrje udhëheqjes politike në Shqipëri për të respektuar parimet demokratike
NDI, IRI, thirrje udhëheqjes politike në Shqipëri për të respektuar parimet demokratike

Në Shtetet e Bashkuara. Instituti Kombëtar Demokratik dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan i bëjnë thirrje udhëheqjes politike të Shqipërisë të dëshmojë përkushtimin e duhur ndaj parimeve mbi të cilat është ndërtuar demokracia e vendit dhe të dënojnë dhunën që shtyp shprehjen paqësore politike.

Përmes një deklarate të përbashkët, dy shoqatat amerikane me emër i nxisin politikanët shqiptarë t’i dalin në mbrojtje lirisë së fjalës, grumbullimit dhe organizimit. Udhëheqja politike e vendit, thuhet më tej në deklaratë, duhet të marrë masa kolektive për të rikthyer besimin se pasojat e dhunës së javës së kaluar do të trajtohen si duhet, në një mënyrë transparente, pa vonesa dhe me synimin për të identifikuar personat përgjegjës.

Dy shoqatat gjithashtu theksojnë rëndësinë që në Shqipëri të ekzistojë një konsensus politik mbi rrugën që duhet ndjekur për të zgjidhur shkakun që çoi në situatën aktuale, me synimin, ndër të tjera, që të garantohet një mjedis i rregullt edhe për zgjedhjet bashkiake të majit.

Në këtë kuadër, deklarata bën thirrje për një angazhim më energjik të shoqërisë civile, për mobilizimin në një dialog publik të elementëve që nuk kanë lidhje me parti politike, në mënyrë që sistemi politik t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

XS
SM
MD
LG