Lidhje

Netanjahu i vendosur për të arritur një marrëveshje me palestinezët


Netanjahu i vendosur për të arritur një marrëveshje me palestinezët
Netanjahu i vendosur për të arritur një marrëveshje me palestinezët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se qeveria e tij është e vendosur në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me palestinezët që do të ruajë sigurinë e Izraelit dhe interesa të tjera jetësore. Por palestinezët po bëjnë thirrje për një ndalim të plotë të ndërtimeve hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Kryeministri Netanjahu i bëri komentet sot pas një takimi me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell.

Të dy ata u takuan në shtëpinë e zotit Netanjahu në Caesarea për të diskutuar një propozim amerikan që i bën thirrje Izraelit për të zgjatur me 60 ditë ndalimin e ndërtimeve në Bregun Perendimor në këmbim të garancive të sigurisë. Megjithatë zyrtarët nuk folën publikisht rreth këtij plani pas takimit të tyre.

Zoti Mitchell do të takohet veças nesër me presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Negociatori palestinez Nabil Shath tha se zoti Abas nuk do të bjerë dakort për asgjë më pak sesa ndalimi i plotë i ndërtimit të vendbanimeve.

XS
SM
MD
LG