Lidhje

Nju Jork Times: Qeveria do të hedhë në gjyq 12 banka


Nju Jork Times: Qeveria do të hedhë në gjyq 12 banka
Nju Jork Times: Qeveria do të hedhë në gjyq 12 banka

Gazeta Nju Jork Tajms njofton sot se qeveria po përgatitet të hedhë në gjyq mbi 12 institucione financiare, që sipas autoriteteve, nuk kanë bërë transparente rrezikun e instrumenteve financare të bazuara tek kreditë e shtëpive që ato shkëmbenin në tregun e aksioneve dhe që ndikuan në krizën financiare të vitit 2008.

Sipas Nju Jork Tajmsit Agjencia Federale për Kreditimin e Shtëpive pritet të ngrejë akt-padi ndaj bankave JP Morgan Chase, Goldman Sachs, Bank of America dhe disa të tjera. Bankat i bashkonin huatë e shtëpive dhe ua shisnin ato investitorëve në formë instrumentash financiare në bursë.

Sipas autoriteteve bankat nuk i kushtuan rëndësi faktit që të ardhurat e klientëve që i kishin marrë këto hua për shtëpitë e tyre ishin të zmadhuara ose të falsifikuara. Dhe kur klientët-huamarës nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e kredive, vlera e këtyre aksioneve ra, duke çuar në krizë financiare.

XS
SM
MD
LG