Lidhje

Një rrobaqepësi në Nju Jork ndihmon të papunët


Në Nju Jork, një rrobaqepësi po i ndihmon njujorkezët e papunë, së bashku me një grup jo-fitimprurës për zhvillimin e karrierës.

Rrobaqepësia Mohan's Customs Tylors u ofron falas studentëve kostume me vlerën e 1 mijë dollarëve që t'i veshin ditën e intervistave. Të rinjtë janë të gjithë të diplomuar të Programit Hope që i ndihmon personat e kanë dalë rishtaz në tregun e punës, të gjejnë një vend pune. Për rreth 33 vjet me radhë,

Programi Hope u ka ardhur në ndihmë të papunëve që nuk kanë kualifikimin e nevojshëm, atyre që përpiqen të luftojnë me veset e këqia, apo që sapo kanë dalë nga burgu.

XS
SM
MD
LG