Lidhje

Ngjallen spekullime për një vizitë të mundëshme të udhëheqësit të Koresë së Veriut në Kinë


Njoftimet se një tren i Koresë së Veriut po arrin në një qytet kufitar kinez kanë përhapur zërat se udhëheqësi Kim Jong Il është duke u përgatitur për të vizituar aleatin e tij, Kinën fqinje.

Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut njoftoi se një tren i veçantë që zoti Kim e përdor për udhëtime të rralla jashtë Koresë së Veriut arriti që pa gdhirë sot në qytetin kinez Dandong. Më vonë Yonhap dhe agjenci të tjera thanë se treni ndoshta ishte vetëm për kryerjen e ngarkesave.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut tha sot se zoti Kim ka shikuar një shfaqje në Penian, por nuk specifikoi datën dhe kohën që ai mori pjesë në shfaqje.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë më parë gjatë kësaj jave se ka një "mundësi të madhe" që një udhëtimi ishte duke u planifikuar. Udhëtimet e zotit Kim organizohen në fshehtësi dhe nuk njoftohen nga media shtetërore.

Lajme të një vizite të mundshme kanë ngjallur shpresat se Pekini mund të bindë Phenianin për t'u kthyer në bisedimet gjashtëpalëshe që kanë për qëllim çmontimin e programit të armëve bërthamore të tij.

XS
SM
MD
LG