Lidhje

Administrata Obama shpall një strategji të re bërthamore


Administrata Obama shpall një strategji të re bërthamore
Administrata Obama shpall një strategji të re bërthamore

Presidenti Barak Obama tha se doktrina e re bërthamore amerikane është një hap i rëndësishëm përpara për të pakësuar rolin e armëve bërthamore në strategjinë e sigurisë kombëtare të Amerikës.

Presidenti tha në një deklaratë se doktrina e re përqendrohet te pakësimi i rreziqeve bërthamore duke ruajtur ndërkohë një element efikas për frenimin bërthamor. Ai tha se për herë të parë, parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe i terrorizmit bërthamor janë në krye të axhendës bërthamore amerikane.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përdorin ose nuk do të kërcënojnë të përdorin armë bërthamore ndaj vendeve që nuk kanë armë të tilla dhe që respektojnë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Por ai shtoi se nëse ndonjë prej këtyre vendeve sulmon Shtetet e Bashkuara ose aleatët e tyre me armë kimike ose biologjike ata do të përballen me një kundërpërgjigje ushtarake shkatërrimtare. Ai tha se Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për t'i bërë ndryshime kësaj politike.

Sekretari i Mbrojtjes tha se dokumenti i strategjisë së re i dërgon një mesazh të fortë Koresë së Veriut dhe Iranit se të gjitha alternativat e mundëshme janë duke u shqyrtuar. Kongresi amerikan i kërkon secilës administratë të publikojë një plan për përdorimin e armëve bërthamore.



SHBA

XS
SM
MD
LG