Lidhje

Bie më tej mbështetja publike për Presidentin Barak Obama


Bie më tej mbështetja publike për Presidentin Barak Obama
Bie më tej mbështetja publike për Presidentin Barak Obama

Anketat e opinionit tregojnë se mbështetja për Presidentin amerikan Barak Obama ka rënë në një nivel edhe më të ulët.

Një anketë e shoqatës KuinipiaK, e publikuar sot tregon se 52 për qind e të anketuarve nuk e mbështesin punën që po bën Presidenti Obama dhe vetëm 42 për qind shprehin mbështetje.

Ndërkaq, afro 2/3 e amerikanëve që morën pjesë në anketë shprehin pakënaqësi me politikat ekonomike të presidentit.

Një anketë e rrjetit CNN tregon se 66 për qind e pjesëmarrësve nuk mbështesin qëndrimin që mbajti presidenti ndaj deficitit, ndërsa 62 për qind janë të pakënaqur me masat e tij kundër papunësisë, e cila luhatet pak mbi 9 për qind.

Presidenti Obama mori mbështetje më të madhe në çështjet e politikës së jashtme, ku shumica e pjesëmarrësve janë dakord me qëndrimin e tij në luftën kundër terrorizmit dhe ndaj gjendjes në Libi.

XS
SM
MD
LG