Lidhje

Obama: Trupat amerikane jashtë Irakut para festave të fundvitit


Obama: Trupat amerikane jashtë Irakut para festave të fundvitit
Obama: Trupat amerikane jashtë Irakut para festave të fundvitit

Presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar planet se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda këtij viti. Presidenti e bëri këtë deklaratë dje, pasi zhvilloi një video-konferencë me Kryeministrin irakian Nuri al-Maliki.

Në komentet në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha “Trupat tona në Irak pa diskutim do të jenë në atdhe për pushimet e fundvitit”. Presidenti tha se ai dhe zoti Maliki ishin dakord në këtë pikë. Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, tha zoti Obama, po futen në një fazë të re bazuar në interesat dhe respektin reciprok.

Pak më vonë zoti Maliki lëshoi një deklaratë në të cilën tha se ai dhe zoti Obama kanë pikpamje të njejta për sa i përket fillimit të një marrëveshjeje të re pas përfundimit të tërheqjes së trupave.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha dje pasdite se Shtetet e Bashkuara do të negociojnë me qeverinë irakiane pas fundit të këtij viti për mundësinë e rolit amerikan në stërvitjen e forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG