Lidhje

15 mijë fuçi nafte në ditë nga pusi i çarë në Gjirin e Meksikës


Administrata Obama thotë se pajisja e vendosur mbi pusin e çarë në Gjirin e Meksikës po thith 15 mijë fuçi nafte në ditë.

Admirali i Rojes Bregdetare Amerikane Thad Allen, i cili kryeson masat qeveritare në përgjigje të problemit, u tha sot gazetarëve se megjithëse përpjekjet po shënojnë përparim, ai nuk është i gatshëm të deklarojë fitore.

Admirali Allen tha se zyrtarët ende vazhdojnë përpjekjet për të përllogaritur me saktësi sasinë e naftës që derdhet në det të hapur dhe se deri në atë moment ata nuk mund të flasin konkretisht për përmasat e përpjekjeve për të kontrolluar ndotjen.

Admirali tha se anije të tjera po dërgohen në Gjirin e Meksikës për të rritur kapacitetin për grumbullim nafte si dhe për të djeguar tepricat e naftës dhe gazit.

Ndërkaq, Sekretari i Pasurive Natyrore Ken Salazar u zotua sot në dëshminë e tij para një komisioni të Senatit se qeveria do t’ia gjejë origjinën problemit. Ai tha se qeveria dhe populli amerikan do të mësojnë se çfarë ndodhi konkretisht dhe se personat përgjegjës do të gjykohen.

XS
SM
MD
LG