Kombet e Bashkuara thonë se çmimet botërore të ushqimeve janë rritur në nivele rekord.
Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë tha se indeksi i çmimit të ushqimit u rrit 3 presje 4 përqind nga dhjetori në janar. Indeksi është tani në nivelin më të lartë që kur FAO filloi të masë çmimet ushqimore në vitin 1990.
Fao thotë se çmimi i pothuajse të gjithë mallrave si grupi apo nafta, u rritën muajin e kaluar ndërsa çmimi i mishit mbeti i pandryshuar.
Ekspertët thonë se çmimet ka të ngjarë të qëndrojnë të larta për disa muaj.
Njoftimet kanë sjellë reagime nga zyrtarët ndërkombëta.
Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick u bëri thirrje drejtuesve ta bëjnë ushqimin prioritet duke i thënë agjencisë së lajmeve Reuters se vendet duhet të veprojnë për të ulur rritjen e çmimeve.
Në Londër, drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit Josette Sheeran i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pasiguria dhe mungesat e ushqimeve mund të çojnë në revolta apo imigracion masiv.