Lidhje

Pakistan: 12 të vrarë nga rrëzimi i një avioni në Karaçi


Pakistan: 12 të vrarë nga rrëzimi i një avioni në Karaçi
Pakistan: 12 të vrarë nga rrëzimi i një avioni në Karaçi

Autoritetet në Pakistan thonë se të paktën 12 persona u vranë, kur një avion transporti ra të dielën herët në qytetin më të madh të vendit, Karaçi. Autoritetet thonë se avioni, prodhim rus, ra në një zonë banimi të Karaçit pak pasi u ngrit nga pista, duke shkaktuar zjarr në disa ndërtesa.

Policia thotë se të tetë anëtarët rusë të ekuipazhit dhe disa persona në tokë u vranë. Autoritetet thonë se avioni po çonte ndihma humaniatre në kryeqytetin Kartum të Sudanit.

Media vendase thotë se avioni u përplas në një kompleks banesash për oficerët e marinës, por shumica e ndërtesave ishin në ndërtim e sipër dhe besohet të ishin të pabanuara. Zyrtarët e aviacionit thanë se piloti nuk e kishte njoftuar kullën e kontrollit se kishte probleme me avionin.

XS
SM
MD
LG