Zyrtarët thanë se një shpërthim me bombë shkatërroi një kompleks policor në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 16 persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë.
Shpërthimi i sotëm ndodhi në qytetin Kohat në provincën Kiber-Pakhtunkhwa dhe shkatërroi disa shtëpi në një zonë banimi të policisë. Punonjësit e shpëtimit nxorrën viktimat nga rrënojat, mes tyre shumë gra e fëmijë.
Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi ndërsa familjet po hanin iftarin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Të hënën, 19 vetë përfshi oficerë të policisë dhe fëmijë, u vranë nga një sulm vetvrasës me autobombë në një stacion policie në qytetin veriperendimor të Laki Marvatit.
Talebanët në Pakistan morrën përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm dhe kërcënuan për më shumë sulme vetvrasëse mbi forcat e sigurisë.