Lidhje

Vritet një gazetar i Zërit të Amerikës në Pakistan


Vritet një gazetar i Zërit të Amerikës në Pakistan
Vritet një gazetar i Zërit të Amerikës në Pakistan

Persona të armatosur në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit kanë qëlluar për vdekje një gazetar që punonte për Zërin e Amerikës.

Mukarram Khan Aatif, i cili raportonte për radion Deewa të Zërit të Amerikës u sulmua sot tek një xhami pranë shtëpisë së tij në Shabqadar. Zona ndodhet rreth 35 kilometra nga Peshavari, kryeqyteti i provincës Khyber-Pakhtunkhwa.

Policia lokale tha se dy persona me motoçikletë iu afruan xhamisë gjatë lutjeve të mbrëmjes. Një prej tyre hyri brenda dhe e qëlloi në kokë gazetarin para se të largohej.

Një zëdhënës i rrjetit Taleban në Pakistan tha se kjo organizatë ishte përgjegjëse për vrasjen. Miqtë e gazetarit Mukarram Khan Aatif, i cili ishte në të 40-at, thonë se ai kishte marrë kërcënime me vdekje nga ekstremistët.

XS
SM
MD
LG