Lidhje

Pakistani zotohet të rihapë korridorin e furnizimit të trupave të NATO-s


Pakistani zotohet të rihapë korridorin e furnizimit të trupave të NATO-s
Pakistani zotohet të rihapë korridorin e furnizimit të trupave të NATO-s

Ministria e Jashtme e Pakistanit thonë se autoritetet do të rihapin menjëherë një linjë të rëndësishme për furnizimin e forcave të Natos në Afganistan, 10 ditë pasi u mbyll ky korridor pas një goditjeje ajrore nga forcat e koalicionit.

Pakistani mbylli pikë-kalimin e Torkumit në rajonin fisnor të Kyberit, pasi helikopterët e Natos goditën me raketa një postë të ushtrisë pakistaneze, duke vrarë 2 ushtarë.

Një proces i përbashkët hetimor Nato-Pakistan arriti në përfundimin se pilotët amerikanë gabimisht i ngatërruan udhtarët me ekstremistë. Shtetet e Bashkuara kërkuan ndjesë për operacionin.

Bllokimi i korridorit ka lënë në radhë për ditë të tëra kamionët e Natos, duke i ekspozuar ndaj sulmeve të militantëve. Më parë sot, persona të armatosur i vunë zjarrin 29 cisternave me naftë për trupat e Natos në Pakistanin jug-perëndimor. Ky është rasti i fundit në një seri sulmesh që kanë pasur në shenjestër linjat e furnizimit të Natos.

Zyrtarët thonë më shumë se 20 persona të armatosur zonë pritë pranë cisternave që ishin parkuar pranë një hoteli në provincën Baluçistan.

Ekstremistët kanë sulmuar kamionë të Natos thuajse çdo ditë, pasi Pakistani mbylli pikëkalimin e Torkumit javën e kaluar. Kryengritësit talebanë në Pakistan kanë marrë përgjegjësinë për disa prej sulmeve.

XS
SM
MD
LG