Lidhje

Pakistan: Tubime në një vjetorin e vrasjes së bin Ladenit


Qindra pakistanezë dolën në rrugë sot për të shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së udhëheqësit të al-Kaidës Osama bin Ladenit.

Forcat speciale amerikane e vranë bin Ladenin gjatë një bastisjeje të fshehtë në qytetin pakistanez të Abbottabad-it më 2 maj, 2011.

Në qytetin jugperëndimor të Quettas, anëtarët e partisë pro-Talebane Jammat-e-Ulema dënuan vrasjen e bin Ladenit, duke hedhur parrulla në mbështetje të udhëheqësit të al-Kaidës, ndërsa dogjën flamurin amerikan.

Në Abbottabad, fëmijët e shkollës u mblodhën në vendin e kompleksit të bin Ladenit, duke bërë thirrje për paqe dhe për dhënien fund të sulmeve amerikane pa pilot në tokën pakistaneze.

Qeveria e Pakistanit ka dënuar sulmet dhe bastisjen mbi bin Ladenin si një shkelje të sovranitetit të vendit.

XS
SM
MD
LG