Lidhje

Policia suedeze liron të dyshuarin për komplot terrorist në një avion pakistanez


Policia suedeze liron të dyshuarin për komplot terrorist në një avion pakistanez
Policia suedeze liron të dyshuarin për komplot terrorist në një avion pakistanez

Policia suedeze ka liruar personin që kishte ndaluar në lidhje me një kërcënim për bombë në një avion që udhëtonte drejt Pakistanit dhe që bëri sot një zbritje emergjente në Stokholm.

Policia suedeze tha se avioni i linjës pakistaneze me 273 vetë në bord po udhëtonte nga Kanadaja për në Pakistan. Avioni bëri zbritjen emergjente në Suedi, pasi policia kanadeze mori informatë përmes një telefonate se një pasagjer kishte me vete lëndë plasëse.

Pasi avioni u evakuua, autoritetet zhvilluan kontroll të hollësishëm dhe një person, i cili identifikohet si një shtetas kanadez me origjinë pakistaneze, u ndalua për t’u marrë në pyetje.

Pas kontrollit të avionit nuk u zbulua ndonjë objekt i dyshimtë dhe pas disa orësh avioni u lejua të vazhdonte fluturimin për në Pakistan. Policia thotë se personi u lirua pa i ngritur akuza, por pas nisjes së avionit.

Policia kanadeze thotë se po heton mundësinë që incidenti të ketë qenë njoftim i rremë.

XS
SM
MD
LG