Lidhje

Një burrë në Pensilvenia feston ndryshe ditën e shtrigave


Një burrë në Pensilvenia feston ndryshe ditën e shtrigave
Një burrë në Pensilvenia feston ndryshe ditën e shtrigave

Një herë në vit, në ditën e Halloween-it, prindërit amerikanë u thonë fëmijëve se mund të marrin karamele nga njerëz që nuk i njohin, ndërsa shkojnë derë më derë të veshur me kostumet karakteristike të kësaj dite në traditën e njohur si "Trick or Treat", “Mashtro ose Trajto”. Dhe një herë në vit, një burrë në moshë, por me zemër prej fëmije, ndjek një traditë tjetër me përmasa shumë të mëdha për t’u besuar. Ai banon në lagjen e Pitsburgut Aspinuoll në shtetin e Pensillvanisë.

Një herë në vit, fëmijët amerikanë vishen bukur për të marrë karamele, por Xhoul Kifer ka traditën e tij për këtë festë.

"Ne blejmë kunguj të mëdhenj, i hapim dhe i vëmë në verandën tonë. I ndriçojmë me drita dhe lejojmë sa më shumë fëmijë të hyjnë brënda në to".

Ai thotë se fëmijë të të gjitha moshave i thonë atij se mbajnë mend kungujt e ditës së Halloween-it në shtëpinë e zotit Keefer. Dhe këta kungujt gjithnjë tërheqin shumë njerëz.

"Fqinjët e mi duan që ne të subencionojmë karamelet që ata blejnë sepse një numër i madh fëmijësh vijnë në lagjen tonë për të parë kungujt e mi dhe shkojnë edhe tek komshijtë e mi".

Për gati 20 vjet, Kifer ka gdhendur kungujt në forma të ndryshme për fëmijët e lagjes me rastin e ditës së Halloween-it. Kungulli i tij i parë i madh peshonte mbi 200 kilogram. Këtë vit, kungulli më i madh peshon 3 herë më shumë, 637.3 kilogram.

"Kërkoj kungullin që ka fytyrën më të madhe e më të bukur dhe që më jep më shumë mundësi për të pikturuar sa më shumë në të".

Kifer i pëlqen shumë kjo stinë e vitit, por ua lë ekspertëve kultivimin e kungujve.

"Nuk kam kohën dhe përkushtimin për ta bërë këtë. Ky kultivim bëhet nga fermerë të dedikuar dhe kultivues të kungujve në Kenfild të Ohajos."

Ai shkon me makinë në Ohajo dhe duhen 7 burra të tjerë, një kamjon i madh dhe një vinç për të sjellë në verantën e tij kungullin monstruoz. E gjithë kjo përpjekje shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.

"Kur bën gjëra për bamirësi dhe për qef, paraja nuk ka rëndësi. Nëse i shikon gjithnjë gjërat se sa përfituese janë, disa gjëra nuk janë kurrë të mundshme. Nëse qëndron brënda një buxheti të kufizuar, ti nuk mund të kesh kurrë një kungull të tillë në oborin tënd, sepse ato nuk janë të lira".

Por këtë Joel nuk e bën thjeshtë për kënaqësinë e lagjes. Ai angazhohet në grumbullim fondesh për fëmijët e varfër dhe të pastrehët, duke u kërkuar prindërve që pozojnë për të bërë fotografi me kostumet e ditës së Halloween-it që të dhurojnë një dollar.

"Kompania ime, Shërbimi për Pemët e Vëllezërve Keelan, do të dhurojë të njëjtën shumë që ne grumbullojmë nga donacionet e individëve të ndryshëm".

Për t’ia arritur këtij qëllimi nevojiten shumë njerëz, dhe i gjithë komuniteti është i gatshëm.

"Është kënaqësi, është si të jesh përsëri fëmijë. Është me të vërtetë një përvojë shumë e këndëshme".

"Aspekti më i mrekulluseshëm është se çdo vit njerzit vijnë nga një distancë 50 deri 100 kilometra për të parë kungujt tanë me rastin e ditës së shtrigave".

Dhe këtë vit, si çdo vit tjetër më parë, ata ofrojnë një ambjent të kënaqshëm dhe një kauzë pozitive për komunitetin. Një traditë të ditës së Halloween-it, që është bërë më e madhe se vetë kjo ditë e kjo për arsye të një njeriu me zemër të madhe dhe me një kungull të gjigand.

XS
SM
MD
LG