Lidhje

SHBA dakord t'i kthejnë Perusë mijëra artifakte të qytetërimit Inkas


SHBA dakord t'i kthejnë Perusë mijëra artifakte të qytetërimit Inkas
SHBA dakord t'i kthejnë Perusë mijëra artifakte të qytetërimit Inkas

Një marrëveshje e arritur javën e kaluar mes qeverisë peruane dhe Universitetit Yale në Shtetet e Bashkuara i jep fund debatit mbi kthimin e mijëra artifakteve të marra nga kështjella Machu Pichu rreth një shekull më parë. Relikat e shekullit të 15-të nga qytetërimi Inkas kanë qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje shumëvjeçare.

Presidenti peruan Alan Garica tha se artifaktet ishin dhënë hua në vitin 1911, por nuk u kthyen më. Në vitin 2008 shteti peruan ngriti një aktpadi ndaj Universitetit dhe javët e fundit Peruja zhvilloi një fushatë agresive në mediat ndërkombëtare, si presion ndaj Univeristetit Yale për kthimin e artifakteve. Madje Zoti Garica i kishte kërkuar drejtpërdrejt Presidentit Obama të ndërhynte në këtë çështje.

Marrëveshja e arritur parashikon kthimin e më tepër se 4 mijë objekteve në fillim të vitit të ardhshëm. Në fillim të muajit, edhe Muzeu Metropolitan i Arteve në Nju Jork i ktheu Egjiptit 19 artifakte.

XS
SM
MD
LG