Lidhje

Aktivistët kundër SIDA-s përshëndesin komentet e Papës për prezervativët


Aktivistët kundër SIDA-s përshëndesin komentet e Papës për prezervativët
Aktivistët kundër SIDA-s përshëndesin komentet e Papës për prezervativët

Papa Benedikti thotë në një libër të ri që del në treg javën e ardhshme, se përdorimi prezervativëve për të parandaluar përhapjen e virusit HIV, mund të jetë i justifikueshëm në disa raste. Ky pohim përbën një zhvendosje të rëndësishme nga qëndrimi tradicional i Vatikanit lidhur me këtë çështje.

Në pasazhe të librit, të publikuara në numrin e djeshëm të gazetës së Vatikanit, Papa thotë se megjithëse “prezervativët nuk janë një zgjidhje morale në raste si prostitucioni, ato mund të jenë të justifikueshëm kur synohet ulja e rrezikut nga infektimi”.

Komentet e Papës për prezervativët ishin në përgjigje të një pyetjeje lidhur me Afrikën, ku infeksionet me virusin HIV janë të përhapura.

Vitin e kaluar, Papa shkaktoi reagime të forta kur gjatë udhëtimit për në Afrikë tha se prezervativët nuk duhen përdorur, pasi mund të përkeqësojnë përhapjen e SIDA-s.

Kombet e Bashkuara e përshëndetën komentin e fundit të Atit të Shenjtë. Drejtoresha e Programit UNAIDS Michel Sidibe e cilësoi si një “hap të rëndësishëm dhe pozitiv përpara nga Vatikani

XS
SM
MD
LG