Lidhje

Protestat kundër kapitalizmit dhe korporatave përhapen në Paris


Protestat kundër kapitalizmit dhe korporatave përhapen në Paris
Protestat kundër kapitalizmit dhe korporatave përhapen në Paris

Në vazhdën e protestave kundër kapitalizimit dhe tregjeve financiare, që janë zhvilluar kohët e fundit në Greqi, Nju Jork në Wall Street dhe qytete të tjera amerikane dhe të botës, sot pati një protestë të ngjashme edhe në Paris.

Një grup demonstruesish kundër kapitalizmit, anëtarë të një grupi që si për ironi njihet si “Shpëtoni të pasurit”, zhvilluan protestë në zyrat e Agjencisë Moody. Protestuesit u ngjitën me ashensor në zyrat e kompanisë në katin e tretë të ndërtesës dhe e zhvilluan pikërisht atje demonstratën.

Ndërkohë, udhëheqësit e Eurozonës po përpiqen të arrijnë një marrëveshje afatgjatë për krizën financiare gjatë kësaj jave. Duke folur në një intervistë në radio, Ministri francez i Financave Fransua Baruën tha se kriza e Eurozonës rrezikon të përhapet në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG