Lidhje

Rumani: Protesta me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë


Rumani: Protesta me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë
Rumani: Protesta me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë

Mijëra rumunë u grumbulluan sot për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tyrë, për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve dhe të masave të tjera shtrënguese që ajo ka ndërmarrë.

Policia tha se rreth 7 mijë njerëz morën pjesë në një protestë në Bukuresht, e cila ishte organizuar nga partitë e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Traian Basescu.

Demonstruesit shfaqën pakënaqësitë e tyre rreth humbjes së vendeve të punës dhe rreth asaj që ata shohin si ulje të pensioneve.

Grumbullimi i sotëm erdhi pas disa ditë protestash anti-qeveritare në Rumani. Ato në disa raste kanë qenë të dhunshme dhe gjatë tyre është kundërshtuar shkurtimi i shpenzimeve si dhe një ligj për reforma në shëndetësi. Gjatë përleshjeve të protestuesve me policinë disa persona kanë mbetur të plagosur.

Shkurtimet e shpenzimeve kërkohen si pjesë e një borxhi prej disa miliardë dollarësh të dhënë nga Banka Botërore, BE dhe FMN.

XS
SM
MD
LG