Lidhje

Rod Stuart përfundon vëllimin e albumeve muzikore "Songbook"


Rod Stuart përfundon vëllimin e albumeve muzikore "Songbook"
Rod Stuart përfundon vëllimin e albumeve muzikore "Songbook"

Këngëtari legjendar Rod Stewart, ka përfunduar vëllimin e albumeve të tij muzikore të quajtura "Songbook". Për realizimin e këtij koleksioni muzikor ai nisi të punojë që në vitin 2002. Këto albume i janë kushtuar standarteve më të larta të muzikës amerikane.

4 albumet e para të këtij vëllimi muzikor, që u hodhën në treg, janë shitur në miliona kopje anembanë botës dhe i dhanë Rod Stewart çmimin e parë Grammy Awards, për albumin më të mirë tradicional pop, në vitin 2005. U deshën të kalonin 5 vjet nga krijimi i albumit të 4, që Rod Stjuart të niste punën për albumin e 5, me të cilin mendon të mbyllë koleksionin e këngëve me titull "Songbook".

Vetë artisti mendon se ka këngë të tilla të cilat janë krijuar përpra shumë viteve, por që i rezistojnë kohës dhe janë përherë të pëlqyeshme. Albumi i 5 me titull "Fly me to the moon, the Great american songbook," pritet të hidhet në treg në datën 19 tetor. Në të përfshihen këngë legjendare si "That old black", " Magic", "Beyond the sea", "I've got you under my skin".


XS
SM
MD
LG