Lidhje

Kopshtet mbi tarraca, një oaz popullor gjelbërimi në qendra të mëdha urbane


Kopshtet mbi tarraca, një oaz popullor gjelbërimi në qendra të mëdha urbane
Kopshtet mbi tarraca, një oaz popullor gjelbërimi në qendra të mëdha urbane

Krijimi i kopshteve të mbjella në taracat e pallateve po bëhet gjithnjë e më i modës në qytetet e mëdha nëpër botë si një ekosistem multidimensional, nga mbrojta e mjedisit, tek mikroklima, përfitimi financiar e argëtimi. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”, ju njohim në hollësi me kultivimin e bimëve dhe luleve në taracat e pallateve dhe gradaçelave në qytete të mëdha, atje ku toka e punueshme është paktë.

Në xhunglën prej betoni të Manhatanit, ndodhet një oaz i rallë lulesh. Këtë shkurre trëndafili e rrethojnë zymbylët dhe vjollcat, ndërsa në hijen e një panje lulëzojnë kaktuset.

Bari i gjelbër në verandë dhe çati është një pamje e rrallë në Nju Jork, por është pikërisht kjo që ka bërë David Puchkoff në çatinë e apartamentit të tij në West Village. Ai jeton me të shoqen dhe vajzën në katin e gjashtë të një pallati gjashtë katësh. David thotë se i lindi ideja e verandës me lule dhe kopështit pas vizitave tek miqtë në shtete të tjera dhe këtë ide shkoi të konsultohej me një arkitekt dhe një inxhinier.

Pas disa kalkulimesh për të përcaktuar peshën që mund të mbante ndërtesa, Puchkoff filloi nga puna për kopështin e tij në taracë. Fillimisht u bë izolimi i saj me sistem membranash me katër shtresash për të penguar depërtimin e ujit dhe të rrënjëve në çati dhe për të akumuluar ujin e nevojshëm për vaditjen e bimëve të reja. Pastaj u hodh shtresa e dheut dhe më në fund bimët.

Ky ekosistem që ka krijuar David Puch përreth apartamentit të tij, krahas pejsazhit të bukur, ndihmon për ta mbajtur atë më të ngrohtë në dimër dhe më të freskët në verë.

Edhe në Tokjo, ku toka e punueshme është tepër e paktë, banorët shfrytëzojnë taracat për të mbjellë perime dhe zarzavate, madje edhe oriz. Ajo pamje rurale gjendet edhe atje ku nuk e mendon, në taracat e gradaçielave të këtij qyteti të mbipopulluar.

Ky është Ropoongi Hills, një kompleks relativisht i ri komercial në kryeqytetin e Japonisë që në bazë të ligjit duhet të përdorë një të katërtën e sipërfaqes së taracës për të kultivuar perime dhe zerzavate.

Udhëheqësit e Tokjos u alarmuan kur metereologët i informuan se temperatuat e qytetit ishin në ngritje, tri gradë më tepër se sa shekullin e kaluar, për shkak të sistemeve ngrohëse të banesave dhe shtimit të qarkullimit të makinave. Prandaj ata vendosën që në Roppongi Hills ndërtesat komerciale ishin të detyruara hapësira në taraca për të mdjeshë bimë, qyteti i parë në botë që ndërmerrte një nismë të tillë.

Por zhvillimi i bujqësisë në taracë paraqet një problem jo të thjeshtë, veçanërisht kur është fjala për dheun e lagur, ai është i rëndë për strukturën e ndërtesave. Por ky problem në Tokjo u zgjidh duke përdorur një tip të lehtë dheu që u siguron bimëve gjithë ushqimin që u duhet dhe në të njejtën kohë nuk rrezikon strukturën e ndërtesës.

Banorët e Nizhny Novgorod-it në Rusi kanë dalë me idenë e tyre për të përballuar krizën ekonomike botërore, duke prodhuar zarzavatet në kopshtet e hapura në çatitë e garazhdeve të shtëpive.

Valery Nevmerzhitski, një ish marinar erdhi me këtë ide në Rusi pas lundrimeve në portet e Hollandës.

Ai kultivon tani tipe të ndryshme zarzavatesh, si kunguj, domate dhe kastravecë. Valery ka mbjellë edhe një pemë kafeje që e mori si dhuratë nga një fqinj i tij.

Nevmerzhitski thotë se fillimisht mendoi të hapte kopshtin e tij të zarzavateve për arsye ekonomike, por tani ai shikon jo vetëm që prodhimet e tij janë më të shijshme dhe natyrisht më të freskëta, por nuk humbet as kohë për t’i siguruar ato, pasi i mbledh sapo del nga apartamenti i tij.

Edhe fqnijët e Valety-it kënaqen me hobinë e tij. Një prej tyre, Tatiana Gracheva, thotë se ai shpresh u ofron edhe atyre produkte të freskëta, mes tyre edhe fara luledielli.

XS
SM
MD
LG