Lidhje

Rusi: Ende i paqartë fati i personave të zhdukur nga mbytja e anijes


Rusi: Ende i paqartë fati i personave të zhdukur nga mbytja e anijes
Rusi: Ende i paqartë fati i personave të zhdukur nga mbytja e anijes

Një varkë shpëtimi është parë në ujërat e ngrira pranë anijes së mbytur për nxjerrjen e naftës në Rusi. Varka mund mbajë deri në 15 persona. Ekipet e shpëtimit nuk mund të konfirmonin menjëherë nëse kishte të mbijetuar në bordin e barkës. Mbytja e një anieje për nxjerrjen e naftës dje në Detin Okhost, shkatoi vdekjen e të paktën 16 personave ndërkohë që fati i 37 të tjerëve ende nuk dihet.

Ministria ruse e transportit tha se 14 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga një anije akullthyese pasi një valë e fuqishme shkaktoi mbytjen e anijes për nxjerrjen e naftës 200 kilometra larg ishullit Sakhalin. Temperatura e ujit ishte 1 gradë celsius, duke i zbehur shpresat për shpëtimin e personave që figurojnë të humbur.

Presidenti rus Dimitry Medvedev ka kërkuar hetimin e fatkeqësisë.

Autoritetet thonë se anija gjigante për nxjerrjen e naftës po shkonte nga gadishulli Kamachatka në Sakhalin kur ishte përmbytur.

XS
SM
MD
LG