Lidhje

Putin zotohet t’u përmbahet parimeve të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare


Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij do t’i qëndrojë besnik politikave të tij në arenën ndërkombëtare.

Zoti Putin foli sot në Sheshin e Kuq të Moskës, ku u zhvillua parade e "Ditës së Fitores" në përkujtim të disfatës së Gjermanisë naziste në maj të vitit 1945.

Fjalimi i tij para gati 14 mijë ushtarakëve dhe mijëra të ftuarve vjen më pak se një javë pasi shefi i stafit të ushtrisë së vendit paralajmëroi se Rusia do të marrin në konsideratë sulme parandaluese nëse mosmarrëveshja me Shtetet e Bashkuara për sistemin e mbrojtes nga raketat në Evropë përkeqësohet.

XS
SM
MD
LG