Lidhje

Medvedev urdhëron hetime në agjencinë kryesore ruse të zbulimit


Medvedev urdhëron hetime në agjencinë kryesore ruse të zbulimit
Medvedev urdhëron hetime në agjencinë kryesore ruse të zbulimit

Presidenti rus Dimitri Medvedev thotë se do të bëhen hetime në agjencinë kryesore ruse të zbulimit, pas njoftimeve se një agjent i dyfishtë i nivelit të lartë dha informacione për kapjen e një grupi rus të spiunëve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës ruse Kommersant, Koloneli Sherbakov, udhëheqës i një dege të shërbimeve ruse të zbulimit për jashtë, ka dezertuar te amerikanët pasi zbuloi identitetin e rrjetit rus të spiunëve.

Zoti Medvedev, duke folur në hapësirat ku po zhvillohet takimi ekonomik në Korenë e Jugut përmendi “një hetim të brendshëm” dhe tha se duhet të nxirren mësime nga ky rast.

Ai tha se njoftimi i gazetës Kommersant nuk e kishte befasuar atë dhe se ai kishte dijeni për këtë çështje para publikimit të lajmit.

Ligjvënësi rus Gennady Gudkov, i cili ka lidhje të ngushta me shërbimet e sigurisë, i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se dezertimi i Sherbakov-it ishte një goditje e rëndë për operacionet e fshehta jashtë vendit të agjencisë së zbulimit.

XS
SM
MD
LG