Lidhje

Dy serbë të Bosnjes dënohen me burgim të përjetshëm lidhur me masakrën e Srebrenicës


Gjykata e OKB-së për krimet e luftës dënoi me burgim të përjetshëm dy serbë të Bosnjes të akuzuar për gjenocid për rolin në masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë mijëra djem dhe burra myslimanë.

Gjykata me seli në Hagë dënoi po ashtu sot një oficer të tretë serb të Bosnjes me 35 vjet burg për ndihmën dhe mbështetjen ndaj gjenocidit. 4 të pandehur të tjerë u gjetën fajtorë për krime më të vogla dhe u dënuan me burgim nga 4 deri 19 vjet.

Prokurorët i cilësuan të pandehurit kryesorë, Vujadin Popoviç dhe Ljuba Beara si oficerë të lartë sigurie të ushtrisë serbo-boshnjake që kryen masakrën në Srebrenicë, e cila ndodhej në atë kohë nën kontrollin e forcave të OKB-së. Oficeri i ushtrisë Drago Nikolic ishte komandant brigade për sigurinë.

Masakra la të vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë në disa zona pranë Srebrenicës dhe ajo njihet si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG