Lidhje

Një amerikan akuzohet për ndihmë materiale për terroristët


Një amerikan akuzohet për ndihmë materiale për terroristët
Një amerikan akuzohet për ndihmë materiale për terroristët

Një shtetas amerikan do të dalë para një gjykate federale në shtetin Texas për t’u ballafaquar me akuzat se është përpjekur të gjejë burime materialesh për ekstremistët e Al-Kaidës në Lindjen e Mesme.

30 vjeçari Beri Bujol u arrestua në Maj të vitit 2010 pasi përdori një letër-njoftimi fallso kur hipi në një anije në Portin e Houstonit në udhëtim drejt Lindjes së Mesme.

Autoritetet thanë se në atë kohë ai kishte me vete disa sende që po ua dërgonte veprimtarëve të Al-Kaidës, përfshirë dy njësi GPS-i dhe një kartë për telefona celularë.

Këto gjëra iu dhanë atij nga një informator i Byrosë Federale të Hetimeve që ishte paraqitur si anëtar i grupit terrorist.

Në një intervistë me gazetën “Houston Chronicle”, Bujol tha se ai nuk do të kishte lidhje me ndonjë organizatë terroriste, sikur agjentët federalë mos ta kishin mashtruar për një gjë të tillë.

Bujol, i cili është rritur si i krishterë, por që ka konvertuar në fenë islame, ballafaqohet me 20 vjet burgim nëse gjendet fajtor.

.

XS
SM
MD
LG