Lidhje

Shenja pozitive për ekonominë amerikane


Shenja pozitive për ekonominë amerikane
Shenja pozitive për ekonominë amerikane

Të dhënat ekonomike të publikuara dje tregojnë se ekonomia amerikane ka përfituar nga shtimi i tregtisë në internet, rritja e vëllimit të shitjes së makinave dhe një rritje e mundshme e tregut të punës.

Një kompani që analizon aktivitetin në internet thonë se shitjet me pakicë përmes internetit u rritën 16 për qind javën e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kompania Comscore thotë se aktiviteti tregtar ka qenë i fuqishëm gjatë sezonit të shitjeve të fund-vitit, që tani po i afrohet fundit.

Një raport tjetër thotë se shitja e makinave pritet të rritet me 1.2 milionë për vitin 2011. Kjo shifër do ta bënte këtë vitin më të mirë për sektorin e makinave që nga viti 2008. Studimi i shoqatës TrueCar.com parashikon që vitin e ardhshëm do të ketë rritje të mëtejshme në sektorin e makinave.

Një raport i tretë thotë se afro 1 ndër katër biznese amerikane ka në plan të marrë në punë punonjës të tjerë vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG