Lidhje

SHBA: Përmirësime në tregun e punës, papunësia bie në 8.3 %


布萊恩公園的溜冰場
布萊恩公園的溜冰場

Në raportin e përmuajshëm të qeverisë amerikane të publikuar sot, thuhet se tregu i punës u rrit ndjeshëm në muajin janar, duke shtuar rreth 243 mijë vende të reja pune. Niveli i papunësisë u pakësua me 0,2 për qind, duke rënë në 8,3 për qind, shifra më e ulët në thuajse 3 vjet.

Shifra e publikuar sot i tejkaloi ndjeshëm vlerësimet e mëparshme të ekonomistëve dhe analistët thanë se raporti sinjalizoi se rimëkëmbja e ekonomisë së ngadalësuar amerikane mund të ndodhë me një ritëm më të shpejtë nga sa mendohej më parë. Raporti për vendet e punës dhe nivelin e papunësisë mund të jenë bërë treguesit kryesorë për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Drejtori i Bankës Qendrore Amerikane Ben Bernanke tha këtë javë se rimëkëmbja e ekonomisë së zhytur nga viti 2007 deri në vitin 2009 në recesionin më të madh në 7 dekada, kanë qenë tepër e ngadalshme dhe mundet që këtë vit rritja ekonomike të jetë jo më tepër se 2,7 për qind.

Presidenti Obama tha se raporti i sotëm i punësimit tregon se rimëkëmbja e ekonomisë amerikane po përshpejtohet. Ai i bëri thirrje Kongresit ta shtyjë pa humbur kohë afatin për shkurtimin e taksave, që prek 160 milionë punonjës amerikanë dhe që do të skadonte në fund të muajit shkurt, si dhe përfitimet për të papunët, në mënyrë që ekonomia të mos ngadalësohet.

XS
SM
MD
LG