Lidhje

Governatori Rick Perry tërhiqet nga gara e republikanëve për president


Governatori Rick Perry tërhiqet nga gara e republikanëve për president
Governatori Rick Perry tërhiqet nga gara e republikanëve për president

Gara për kandidaturën presidenciale të partisë republikane në Shtetet e Bashkuara u trondit sot me guvernatorin e Teksasit i cili i dha fund fushatës vetëm dy ditë para zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut. Ai mbështeti fuqishëm një nga pretendentët e tjerë, ish kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich.

Anketat para-zgjedhore tregonin se zoti Perry radhitej në fund mes pesë pretendentëve në Karolinën e Jugut. Por mbështetja e tij për zotin Gingrich mund ta ndihmojë këtë të fundit të dalë në krye të favoritit Mitt Romney, dikur një biznesmen dhe ish guvernator i Massachusetts që shihet nga disa republikanë si jo aq konsevator sa duhet.

Në një konferencë shtypi, zoti Perry tha se zoti Gingrich ka “mundësinë të bashkojë konservatorët” në përpjekjet e tyre për të mposhtur presidentin Barak Obama në zgjedhjet kombëtare të nëntorit. Perry pranoi se ai ka patur pikëpamje të ndryshme nga zoti Gingrich por shtoi se “Newt nuk është perfekt, por askush nuk është”.

Anketat në Karolinën e Jugut tregojnë se zoti Gingrich po i afrohet Mitt Romneyt edhe pse shumë analistë politik amerikan e shohin Romneyn si kandidatin eventual të partisë.

Disa orë para se zoti Perry të dilte nga gara, zyrtarët republikanë në shtetin Iowa tha se kandidati Rick Santorum, ish senator nga Pennsylvania, ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e 3 Janarit në Iowa dhe jo zoti Romney.

Fillimisht, zyrtarët republikan në Iowa thanë se zoti Romney jozyrtarisht kishte fituar me tetë vota më shumë dhe zoti Santorum ishte në vendin e dytë.

Por pasi u çertifikuan votat, zyrtarët thanë sot se zoti Santorum ka dalë në krye me 34 vota më shumë.

XS
SM
MD
LG