Lidhje

Tre konkurentë republikanë, aktivitete në Uashington


Tre konkurentë republikanë, aktivitete në Uashington
Tre konkurentë republikanë, aktivitete në Uashington

Tre kandidatët presidencialë për emërimin e partisë republikane marrin pjesë në një takimi të aktivistëve konservatorë në Uashington.

Prania tashmë e Mitt Romney, Rick Santorum dhe më vonë e Newt Gingrich në Konferencën vjetore për Veprim Politik Konservator vjen disa ditë pasi, ish senator i Pennsylvanisë, Santorum korri fitoren në Missouri, Minnesota dhe Colorado.

Ish senatori Santorum u tha të pranishmëve se ai do të zbatojë politika që do të nxisin zhvillimin ekonomik, do të krijojnë mundësi për amerikanët në vështirësi dhe do të lehtësojnë barën e borxhit kombëtar.

Fitoret forcuan pozitën e zotit Santorum si një kandidat legjitim, ndërsa ngritën dyshime rreth mundësisë së zotit Romney për të tërhequr konservatorët në fushatën e tij.

Statusi i zotit Gingrich si alternative më konservatore ndaj ish guvernatorit të Machusetts Romney ka rënë që kur ai humbi ndjeshëm ndaj tij në Florida. Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve doli i treti në garën e Colorados dhe i katërti në Minnesota.

XS
SM
MD
LG