Lidhje

SHBA: Optimizëm për fitime të mira nga shitjet në internet


SHBA: Optimizëm për fitime të mira nga shitjet në internet
SHBA: Optimizëm për fitime të mira nga shitjet në internet

Konsumatorët amerikanë pritet të vendosin një rekord të ri për shitjet në internet sot ndërkohë që dyqanet ofrojnë zbritje të mëdha për të tërhequr blerësit që do të blejnë dhurata për Krishtlindjet.

Ekspertët dhe investitorët i ndjekin nga afër shitjet me pakicë për shkak se kërkesa konsumatorëve përbën rreth 70 për qind të aktivitetit ekonomik në SHBA. Ekonomia amerikane është më e madhja në botë, dhe është një treg i rëndësishëm për eksportuesit e shumtë në mbarë botën.

Dy grupe që ndjekin shitjet në internet parashikojnë se ato do të vendosin një rekord të ri në atë që njihet me emrin “Cyber Monday”, kur blerësit kthehen në punë pas një fundjave të gjatë nga festa e Ditës së Falenderimeve. Federata Kombëtare e Shitjeve me pakicë parashikon se sot 122 milion amerikanë do blejnë artikuj në internet, përfshirë shumë njerëz të cilët do të përdorin kompjuterat e tyre në punë për këtë qëllim.

XS
SM
MD
LG