Lidhje

SHBA në ndihmë të viktima të trafikut njerëzor


SHBA në ndihmë të viktima të trafikut njerëzor
SHBA në ndihmë të viktima të trafikut njerëzor

Çdo vit, mijëra individë bëhen viktima të trafikut njerzor. Disa vijnë në Shtetet e Bashkuara me premtimin për një jetë më të mirë, por përfundojnë si skllevër të ditëve moderne. Të tjerë detyrohen në prostitucion. Sidoqoftë, këto viktima nuk kanë zë, por kanë frikë. Në përpjekje për të shtuar vetëdijen rreth kësaj çështjeje serioze në gjithë botën, Presidenti Obama e ka shpallur janarin si muajin kombëtar të vetëdijes rreth skllavërisë dhe trafikut njerzor. Korrespondentja e Shërbimit boshnjak të Zërit të Amerikës, Amra Alirejsovic bisedoi me drejtorin e zyrës amerikane të imigracionit dhe doganave, Xhon Morton, lidhur me problemin e trafikut njerzor në Evropën lindore dhe qendrore.

Zyra amerikane e imigracionit dhe doganave, ose ICE, është agjencia më e madhe hetuese në Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare. Agjentët e tij luftojnë krimin në kufi, nëpër botë dhe në Internet. Ata janë veçanërisht seriozë rreth përfundimit të trafikut njerzor. Çdo ditë, agjentë të agjencisë ICE hetojnë krimet më të rënda, krimet në të cilat njerëzit trajtohen si sende dhe jo qënie njerzore. Drejtori i ICE-it, John Morton thotë se trafiku njerzor është një problem i vazhdueshëm në Evropën lindore e qendrore si dhe në Rusi e Ukrainë.

“Është e qartë se Evropa qendrore dhe Ballkani janë një burim i rëndësishëm i trafikut njerzor, veçanërisht kur bëhet fjalë për vajza dhe gra të reja, të cilat përfundojnë në disa forma prostitucioni. Ky është një problem shumë serioz, të cilit duhet t’i kushtojmë vemendje. Një numër i madh njerzish besojnë se mund të vijnë në Amerikë për një jetë më të mirë dhe përfundojnë në kushte shumë të rënda”.

Destinacionet zakonisht janë vende të Evropës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. ICE nuk ka fuqi ligjore në vende të tjera, por po shton bashkëpunimin me agjencitë e rendit në vendet e viktimave.

“Ne kemi një prani të madhe nëpër botë. Ne kemi agjentë në vende të huaja me synimin për të bashkëpunuar. Trafikimi për qëllime seksi, për punë të detyruar të fëmijëve si dhe turizmi i fëmijëve për qëllime seksi janë në qendër të punës sonë nëpër botë. Ne trajnojmë shumë agjentë të rendit se si ta luftojnë këtë problem, si të bëjnë hetimet, si të bashkëpunojnë me ne, sepse të gjitha këto raste përfundojnë në rrjete kriminale, që i lëvizin njerzit nga një vend në tjetrin, shpesh nëpër shumë vende menjëherë. Është e pamundur që ky problem të luftohet nga një vend i veçantë, prandaj ne duhet të bashkëpunojmë”.

Zyra amerikane e imigracionit dhe doganave ka agjentë në 47 vende të ndryshme dhe 68 zyra nëpër botë, përveç 400 zyrave në Shtetet e Bashkuara. Një prej zyrave nëpër botë është në Rusi dhe një tjetër në Austri, të cilat mbulojnë krimet në Ballkan. Zoti Morton thotë se në shumicën e vendeve të botës po bëhet një përmirësim i ngadalshëm por i vazhdueshëm lidhur me trafikun njerzor, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Lufta kundër trafikut të seksit dhe punës së detyruar ka një përparësi shumë të madhe. Vitin e kaluar, ne patëm një numër rekord të prostitucionit nëpër botë, një numër rekord dënimesh dhe një numër rekord të rasteve që agjencia ICE hapi në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 600 raste. Ne arrestuam 300 njerëz dhe më shumë se 4 mijë njerëz në gjithë botën u dënuan për trafiqe të ndryshme”.

Një prej vështirësive më të mëdha në hetimin e këtyre rasteve është identifikimi i viktimave. Trafikantët, të cilët shpesh përpiqen të fshehin vend-ndodhjen e viktimave, mbajnë pasaportat e tyre dhe herë herë i izolojnë viktimat. Prandaj, ICE mbështetet shumë tek agjencitë lokale të rendit për të mbledhur informacion rreth viktimave.

“Shumë prej rasteve të trafikimit, që më në fund ne gjejmë, fillojnë si diçka tjetër, për shembull si manipulim letër krediti ose manipulim me marrjen në punë. Ne u kushtojmë shumë vemendje njerzve që shërbejnë si ndërmjetës në punësim apo letrat e kreditit, sepse shpesh ata kanë gisht në rrjete fatkeqe të trafikut njerzor”.

John Morton thotë se problemi i trafikut njerzor ekziston në gjithë botën, veçanërisht në Azi dhe në Amerikën qendrore e jugore. Ai shton se e vetmja rrugë për të luftuar këtë problem është nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG