Studiuesit në Evropë thonë se provat e tyre matëse tregojnë se grimcat nënatomike të njohura si neutrino nuk e kanë shpjetësinë më të madhe se drita, në kundërshtim nga ajo që kishte deklaruar një ekip tjetër shkencor vitin e kaluar.
Prova e fundit në Qendrën Evropiane për Studime Bërthamore (CERN) bie ndesh me një provë të ngjashme të vitit të kaluar që nxirrte të dhëna se neutrinot mund ta kapërcenin shpejtësinë e dritës. Ai përfundim ishte në kundërshtim me ligjin më themelor të fizikës që thotë se asgje nuk udhëton më shpejt se drita.
Fizikani nobelist Carlo Rubbia tha sot se ekipi i tij i quajtur Icarus kreu të njëjtin eksperiment që bëri grupi i quajtur OPERA. Ai tha se përfundimet e ekipit të tij sugjerojnë se rezultati i OPERA-s nuk ishte i saktë.
Shkencëtarët e OPERA-s kishin thënë në shtator se provat e tyre tregonin se neutrinot udhëtonin me një shpejtësi 60 nanosekonda më të madhe se drita. NJë përsëritje e eksperimentit në nëntor nxorri të njëjtin rezultat.