Lidhje

Berisha: Shumica kundër kandidaturës së Shehut për Kontrollin e Shtetit


Berisha: Shumica kundër kandidaturës së Shehut për Kontrollin e Shtetit
Berisha: Shumica kundër kandidaturës së Shehut për Kontrollin e Shtetit

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot se shumica nuk do të votojë për kandidaturën e zoti Sali Shehu, të propozuar nga presidenti Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por në një intervistë të publikuar sot në gazetën Mapo, zoti Afrim Krasniqi, këshilltari I presidentit Topi shprehej se as në kushtetutë dhe as në ligj nuk parashikohet detyrimi për konsultime, por vetëm për bashkëpunim gjë që I jep të drejtën parlamentit të marrë në analizë kandidaturat e të shprehet më pas me votë për to.

Ndarja mes shumicës dhe presidentit Topi është e thellë, Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e shtetit edhe për kthimin pas të ligjit të mbetjeve I cili parashikon dhe importimin e tyre. Sipas zotit Berisha ky veprim ishte anjë akt I pastër politik në funksion të partisë që zoti Topi pritet të krijojë në përfundim të mandatit të tij si president.

XS
SM
MD
LG