Lidhje

Bino: Referendumi për mbetjet ka sfond politik


Në Shqipëri zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino tha sot se nisma për të kundërshtuar importin e mbetjeve me anë të një referendumi ka një sfond politik dhe ajo nuk mund të zgjidhë problemin e mbetjeve. Komentet e tij erdhën pasi dje Aleanca kundër importimit të plehrave, një lëvizje që bashkon ambientalistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut njoftoi se kishte mbledhur mbi 60 mijë firma për të kërkuar organizimin e referendumit. Përfaqësuesit e Aleancës i dorëzuan sot firmat pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG