Lidhje

Anan, thirrje Këshillit të Sigurimit për t'i imponuar afat kohor regjimit sirian


Diplomatët thonë se i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit t’i japë presidentit sirian Bashar al-Asad 10 ditë kohë për të vënë plotësisht në zbatim planin për armpushim.

Diplomatët thonë se zoti Anan e bëri propozimin sot në një seancë me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit, përmes komunikimit me video-konferenë nga Gjeneva. Po sipas diplomatëve, zoti Anan ka thënë se Presidenti sirian ka rënë dakord të fillojë zbatimin e pjesshëm të planit deri më 10 prill dhe që masa të finalizohet brenda 48 orësh.

Propozimi i zotit Anan për armpushim kërkon nga qeveria siriane të ndërmarrë hapat e parë për ndalimin e konfliktit duke kufizuar lëvizjet e trupave në zonat ku vazhdojnë protestat, të tërheqin artilerinë dhe armët e rënda dhe të fillojnë tërheqjen e trupave.

Propozimet parashtrohen në kuadër të planit për paqe të Lidhjes Arabe dhe më pas të mbështetura nga një deklaratë e Këshillit të Sigurimit. Por plani ekzistues nuk përfshin një afat kohor për trupat qeveritare apo forcat kryengritëse.

XS
SM
MD
LG